Lajme

“Votat e Diasporës”, ankesa për vendimin dhe shkeljen e rregullave në PZAP

Lirim Krasniqi nga GERMIN ka dhënë një deklaratë rreth ankesës së dorëzuar sot në PZAP kundër vendimit të djeshëm të KQZ-së për Verifikimin e Aplikacioneve për Regjistrim për Periudhën e Aplikimit për Regjistrim të Votuesve Jashtë Kosovës.

Po ashtu, pas aplikimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dërguar e-mail mërgimtarëve, të cilët kanë aplikuar suksesshëm për regjistrim për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit në Republikën e Kosovës, transmeton albinfo.ch.

Në momentin e konfirmimit të aplikimit të suksesshëm, KQZ-ja ka bashkangjitur të gjitha e-mail adresat në grup, kështu duke shkelur privatësinë e votuesve në diasporë.

Juristja e mediave, Flutura Kusari, konsideroi që ky veprim i institucionit ka shkelur në mënyrë flagrante privatësinë e shumë votuesve në diasporë.

“KQZ-ja në mënyrë flagrante e paska shkelur privatësinë e shumë votuesve në diasporë, duke u shkruar në grup. KQZ-ja nuk ka të drejtë të dërgojë e-maila në grup, sepse në këtë mënyrë i bën publike e-mail adresat, pa aprovim paraprak nga votuesit”, tha ajo përmes një postimi në “Facebook”.