Lajme

Votat e dërguara nga Diaspora në KQZ do të numërohen ditëve në vijim

Nga rreth 11 mijë zarfe me vota përmes postës, refuzohen mbi 1 mijë

Mësohet se kryeshefi i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj ka bërë të ditur se votat e dërguara me postë në KQZ do të numërohen ditëve në vijim.

Ahmetaj njoftoi gjatë mbledhjes së KQZ-së se nga pakot me vota, janë refuzuar 1 mijë e 324 zarfe.

“Për votat me postë, rezulton se janë 10 mijë e 934 zarfe me fletëvotime përmes postës, janë aprovuar 9 mijë e 610 zarfe të individualizuara me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 324 të tilla”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj tha se këto vota janë pranuar në QNR më 21 tetor, ndërkaq numërimi i tyre pritet të fillojë ditëve në vijim.

“Pranimi i votave me postë është bërë në QNR me datë 21 tetor dhe në ditët në vijim do të fillojë numërimi i votave me postë”, tha Ahmetaj në mbledhjen e KQZ-së.