Kosova

KQZ teston Platformën Elektronike të Regjistrimit për zgjedhësit jashtë Shqipërisë

Ditën e sotme (27 dhjetor), në orën 11:00 do të prezantohet dhe do të testohet Platforma Elektronike e Regjistrimit (PER) për emigrantët që do të votojnë në Zgjedhjet Parlamentare, në Shqipëri.

Kjo platformë, e krijuar dhe mirëmbajtur nga KQZ, synon të lehtësojë regjistrimin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit, çka iu mundëson atyre ushtrimin e të drejtës së votës në zgjedhjet për Kuvendin e vitit 2025.

PER do të jetë e disponueshme në versionet desktop dhe mobile, pa pagesë, për të siguruar akses të gjerë dhe përdorim të lehtë nga çdo pajisje.

Platforma përbëhet nga dy module kryesore: Moduli i regjistrimit, ku zgjedhësit paraqesin kërkesat e tyre për regjistrim, dhe Moduli i shqyrtimit të kërkesave, që mundëson verifikimin dhe menaxhimin e tyre nga autoritetet përkatëse.