Lajme

Vonesat në rrugë u kushtojnë zviceranëve 3 miliardë franga në vit

Përdoruesit e rrugëve të Zvicrës humbin më shumë kohë gjatë ditëve të zakonshme të javës se sa para ose pas festave

Pothuajse 200,000 orë vonesa grumbullohen çdo ditë në rrugët zvicerane sepse makinat dhe kamionët bllokohen në trafik ose lëvizin tepër ngadalë.

Këto vonesa i kanë kushtuar ekonomisë zvicerane më shumë se 3 miliardë CHF në vitin 2019, transmeton albinfo.ch.

Veçanërisht shpesh automjetet mbeten të palëvizshme në rrugët kryesore në Zvicër. Këtë e tregojnë llogaritjet e Zyrës Federale për Zhvillim Hapësinor, shkruan srf.ch. Në vitin 2019, bllokimet në autostrada përbënin vetëm 17 për qind të vonesës.

Nuk janë bllokimet ose kolonat e gjata që ndodhin para ose pas festave apo ato të fundjavës ato që bëjnë diferencën në këtë drejtim: përdoruesit e rrugëve të Zvicrës humbin më shumë kohë gjatë ditëve të zakonshme të javës.

Zakonisht nga kolonat dhe bllokimet preken të njëjtat rrugë.