Kosova
Von der Leyen vlerëson vendimin e Kosovës për heqjen e bllokadës ndaj mallrave serbe
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e bllokadës ndaj mallrave serbe.
Von der Leyen mirëpriti edhe firmosjen e planit të ri të veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal.
E para e KE-së tha se konfliktet e fundit e kanë bërë Unionin ta kuptojë se “një Union më i madh është një Union më i fuqishëm”, teksa shtoi se “është përgjegjësi e jona për t’i sjellë më afër nesh vendet aspiruese”.
“Për këtë arsye ia kemi zgjatur Ballkanit Perëndimor masat e njëjta solidarizuese që i kemi marrë brenda Unionit tonë. Një shembull është kriza energjetike. I kemi ndihmuar familjet e Ballkanit Perëndimor të tejkalojnë kostot e rritura të energjisë përmes Pakos sonë Mbështetëse për Energjinë në shumë prej 1 miliard euro. Tani jemi duke ndërtuar infrastrukturë energjetike për ta bërë Ballkanin Perëndimor më të pavarur për kah energjia, me një plan investimi prej 30 miliardë eurosh”, u shpreh von der Leyen, mes tjerash, transmeton IO, përcjell Albinfo.ch.
Po ashtu, presidentja e KE-së tha se ndonëse 10 vjet më parë nuk ka qenë prioritet, “sot zgjerimi është fort lart në agjendën tonë”.
“Kur shohim të ardhmen, shohim një të ardhme ku të gjithë gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Bashkimit tonë Evropian. Për të arritur atje, besoj se duhet t’i shfrytëzojmë mësimet e zgjerimit të vitit 2004. Parakusht i parë është harmonizimi me vlerat tona themelore evropiane: respekti për demokracinë dhe sundimin e ligjit. Dhe parakushti i dytë është integrim i hershëm ekonomik. Për këtë arsye Procesi i Berlinit luan rol kyç. Gjithmonë ka qenë forca shtytëse prapa integrimit ekonomik rajonal. Dhe kështu, Procesi i Berlinit u bë promotori i Tregut të Përbashkët Rajonal i të Gjashtës së Ballkanit Perëndimor. Është qenësore që ky Treg i Përbashkët Rajonal të funksionojë lehtësisht. Sepse i mundëson kompanive të Ballkanit Perëndimor të tregtojnë, të inovojnë dhe të krijojnë vende të mira pune”, potencoi Von der Leyen.
Po ashtu, ajo kërkoi që Tregu i Përbashkët Rajonal të lidhet me Tregun Unik Evropian, dhe shtoi se “kjo urë është Plani ynë i Rritjes për Ballkanin Perëndimor – 6 miliardë euro investime”.
Por, në mënyrë që të përfitohet nga kjo shumë, ajo tha se Ballkani Perëndimor duhet të adoptojë reforma./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane Ka gjithnjë e më pak vende parkimi në pesë qytetet më të mëdha zvicerane. Cyrihu, Bazel,...
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën
-
Liftet e skive kanë pasur një fillim shumë të mirë të sezonit të dimrit
-
Më shumë lindje se kurrë më parë në Spitalin Kantonal Winterthur