Kosova

Von der Leyen, për bisedime mbi zhvillimet në Siri

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur se do të vizitojë Turqinë për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Siri pas rënies së regjimit të Bashar Asadit.

Gjenevë, UNRA shprehet kundër dëbimit të refugjatëve sirianë.

Në platformën sociale X, Von der Leyen njoftoi se ajo diskutoi gjerësisht me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për zhvillimet e fundit në Siri.

“Ne do të takohemi (me presidentin Erdogan) në fillim të javës së ardhshme në Turqi, për të diskutuar se çfarë do të thotë ky zhvillim për rajonin dhe më gjerë”, njoftoi Von der Leyen.

Ajo nuk dha detaje të tjera për vizitën, por theksoi se “integriteti territorial i Sirisë duhet të ruhet dhe minoritetet të mbrohen”.