Kosova

Von der Leyen nis takimin me Kurtin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u prit në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Von der Leyen, së bashku me Kurtin pas këtij takimi pritet ta vizitojnë kopshtin “Cicërimat”, të financuar nga BE-ja, ku edhe mbajnë konferencën e përbashkët për media.

Para takimit me Kurtin, Von der Leyen u takua edhe me Presidenten Vjosa Osmani.

Ursula von der Leyen është në një vizitë në Ballkanin Perëndimor. Ajo të martën ka qëndruar për vizitë në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore.