Kosova
Von Cramon, Grenellit: Nuk pati nevojë të rrëzohet Qeveria në mes të pandemisë
Së fundmi, raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, eurodeputetja Viola von Cramon-Taubadel, i ka reaguar të përzgjedhurit special nga Shtëpia e Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenellit, pasi ky i fundit e mbështeti një postim të Presidentit Hashim Thaçi në Twitter, ku theksonte se javën tjetër ai do t’i ndërmarrë hapat kushtetues për formimin e Qeverisë së re.
Kujtojmë se Grenell në llogarinë e tij ka shkruar se pasi të bien tarifat dhe masa e reciprocitetit, menjëherë do të fillojë procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njofton Klan Kosova.
Duket se kjo ka nxitur reagimin e Raportueses së PE-së Von Cramon, e cila ka thënë se ndoshta Grenell nuk është në dijeni, por tarifat prej 100 për-qind tashmë janë të hequra nga Qeveria në detyrë në krye me Albin Kurtin.
“Ndoshta gjë e re për të, por tarifat janë hequr nga Qeveria në detyrë dhe Kryeministri i saj Albin Kurti”.
“Nëse dikush është i interesuar të udhëheqë një dialog, ai/ajo mund të fillojë me Qeverinë e Kosovës në çdo kohë. Nuk ka nevojë ta rrëzosh atë në një krizë pandemike”.
Maybe new for him but the tariffs are dropped by the acting government and its Prime Minister @albinkurti. If someone is interested in leading a dialogue he/she could have started it with the government in #Kosova at any time. No need to topple it in a crisis #COVID19 #pandemic https://t.co/THPzHgqMam
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) April 19, 2020
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih