Kosova
Von Cramon: Euroja, valuta e vetme në Kosovë
Për heqjen e dinarit, Von Cramon thotë se euroja është valuta e vetme në Kosovë, por duhej të ishte një vendim i konsultuar, përcjell albinfo.ch.
Nxjerrja nga qarkullimi i dinarit serb në Kosovë, vendim që u mor nga Banka Qendrore, ka nxitur reagime të shumta kundër nga ndërkombëtarët.
Megjithatë një nga zyrtaret e huaja që ka qenë pro vendimit, është eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon.
Ajo e konsideron vendimin të drejtë, megjithatë theksoi se në lidhje me çështjen duhet të kishte më shumë komunikim.
“Sipas Kushtetutës së Kosovës, euro është valuta e vetme në Republikën e Kosovës. Pra, në parim, vendimi për përdorimin e dinarit apo të ndonjë monedhe tjetër është absolutisht legjitim dhe nuk duhet kritikuar.
Ai duhet të synojë të sigurojë kontrolle të duhura financiare për të shmangur krimet financiare, pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, etj. Megjithatë, vendimi aktual për ndalimin e dinarit serb erdhi shumë papritur.
Ajo që duhej nga këndvështrimi ynë është komunikimi i duhur, më shumë informacion dhe një periudhë tranzicioni. Në të vërtetë, disa çështje duhet të zgjidhen përpara hyrjes në fuqi të ndalimit, të cilat nga këndvështrimi im duket se nuk janë zgjidhur ende, kështu që vendet e QUINT-it kanë kërkuar ndalimin e zbatimit të vendimit për të lejuar këtë punë të kryhet”, u shpreh eurodeputetja Viola Von Cramon.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













