Lajme
Volvo shënon rënie të shitjes prej 4.6 për qind
Nga kompania suedeze Volvo nuk vijnë lajme edhe aq të mira.
Ky gjigant evropian ka njoftuar se ka shënuar rënie të shitjes në gusht dhe atë për 4.6 për qind, duke arritur të shesë vetëm 43.666 mjete motorike në mbarë botën.
Në një komunikatë të lëshuar për media, thuhet se mungesa globale e komponentëve dhe shumë faktorë të tjerë kanë vazhduar të ndikojnë në porositë e pakta nga kjo kompani.
Megjithatë, kërkesat nuk është se janë të dobëta, por mungesa e shumë komponentëve si dhe mungesa e energjisë elektrike dhe shpërthimi i COVID-19 kanë ndërprerë prodhimin, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Volvo-s.
Volvo Cars gjithashtu ka bërë të ditur se përkohësisht do të mbyllë fabrikën e saj në qytetin kinez Chengdu, për shkak të kufizimeve të shkaktuara si pasojë e COVID-19.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë