Kuriozitete
Volvo nuk dërgon më vetura në Rusi
Prodhuesi suedez i makinave, Volvo Cars (VOLCARb.ST), tha të hënën se do të pezullojë dërgesat e automjeteve në tregun rus, deri në një njoftim të dytë, duke u bërë shtëpia e parë automobilistike ndërkombëtare që bën një gjë të tillë, ndërkohë që sanksionet ndaj Rusisë vijojnë të godasin.
Në një deklaratë të bërë nëpërmjet email-it, shoqëria tha se e mori vendimin për shkak të “rreziqeve të mundshme që lidhen me transportin e materialeve me Rusinë, duke përfshirë edhe sanksionet e vendosura nga BE dhe SHBA, përcjell Albinfo.ch.
Volvo Cars nuk do të dërgojë asnjë automjet në tregun rus deri në një njoftim të dytë”, shkruan shtëpia automobilistike.
Një zëdhënës i Volvo-s tha se shtëpia automobilistike eksporton makina në Rusi nga fabrikat në Suedi, Kinë dhe SHBA. Volvo ka shitur rreth 9000 automjete në Rusi në vitin 2021, duke iu referuar të dhënave të sektorit.
Po të hënën, prodhuesi suedez i kamionëve, AB Volvo (VOLVb.ST), tha se do të ndërpresë gjithë prodhimin dhe shitjet në Rusi, për shkak të krizës në Ukrainë.
Edhe prodhuesi gjerman i kamionëve, Daimler Truck, tha të hënën se do të ngrijë të gjithë aktivitetet e biznesit në Rusi, me efekt të menjëhershëm, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me prodhuesin rus të kamionëve Kamaz.
Javën e kaluar, kompani të ndryshme, mes të cilave Volkswagen (VOWG_p.DE), Renault (RENA.PA) dhe prodhuesi i gomave Nokian Tyres (TYRES.HE) njoftuan planet për të mbyllur apo për të zhvendosur operacionet e prodhimit pas pushtimit rus të Ukrainës./ Reuters
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër Në varësi të kombësisë dhe lejes së punës, shtetasit e huaj ose gëzojnë të drejta gjithëpërfshirëse...
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë