Lajme

Volkswageni gjatë vitit 2019 ka shitur afër 11 milionë automjete

Prodhuesi i makinave gjermane Volkswagen (VW) ka njoftuar se arriti shitje rekorde vitin e kaluar ose 10.97 milionë automjete, shkruan Koha.net

Shitjet raportohet se u rritën në SHBA, Gjermani dhe Brazil, pasi ra në rajonin e Azisë dhe Paqësorit.

Një vit më parë, shitjet rekord të 10.83 milionë automjeteve u arritën kur VW mori titullin e prodhuesit më të madh në botë nga grupi Renault-Nissan-Mitsubishi dhe Toyota.

Renault-Nissan-Mitsubishi dhe Toyota do të njoftojnë shifrat e shitjeve për vitin 2019 në ditët në vijim.

Toyota vlerësoi shitjet e 10.72 milionë automjeteve në dhjetor 2019, duke i renditur ato pas kompanisë gjermane.
Ishte viti 2008 kur Toyota rrëzoi General Motors, me titullin e prodhuesit më të madh në botë pas më shumë se shtatë dekadash, përcjell Albinfo.ch