Bota
“Volkswagen” po i mbledh automjetet problematike dizel në SHBA
Është vlerësuar se rreth 70,000 prej tyre do t’u rinovohet softwari i programimit, në mënyrë që ato të mund të kthehen nëpër rrugët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Një video nga Amerika tregon si kompania “Volkswagen” ka filluar t’i mbledhë veturat problematike dizel.
Bëhet fjalë për automjetet që janë të prekura nga skandali dizel dhe se kompania ka filluar t’i blejë nga pronarët, shkruajnë mediat amerikane.
Fushata për blerjen e modeleve “Volkswagen” dizel përfshijnë rreth 475 mijë automjete. Aktualisht është siguruar një hapësirë e madhe parkimi i hapur, ku janë mbledhur gati një e katërta e tyre, ose rreth 120,000 makina. Kompania gjermane po i grumbullon automjetet në tri e me shumë hapësira parkimi.
Një vend është në stadiumin Silverdome në Michigan, pastaj në ish-bazën e Forcave Ajrore në Kaliforni dhe në portin Baltimore.
Është vlerësuar se rreth 70,000 prej tyre do t’u rinovohet softwari i programimit, në mënyrë që ato të mund të kthehen nëpër rrugët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
https://www.youtube.com/watch?
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’