Lajme

Vodhi biçikleta, arrestohet kosovari në Austri

Policia e Bad Hall ka arrestuar një kosovar të moshës 25-vjeçare. Ai dyshohet të këtë vjedhur biçikleta elektrike dhe malore nëpër bodrumet e shtëpive në disa qytete në Austrinë e Epërme.

Gjithsej 24 vjedhje dyshohet se janë kryer nga një 25-vjeçar nga Kosova në bodrumet e shtëpive në Wartberg, Leonding, Rohr, Sierning dhe në Bad Hall, i cili u arrestuar nga policia e Bad Haller më 30 tetor, shkruan nachrichten.at, përcjell Albinfo Austria.

I dyshuari thuhet se ka vjedhur kryesisht biçikleta elektronike dhe biçikleta malore me vlerë dhjetëra-mijëra euro dhe i ka shitur ato në tregje të shitjes (Flohmarkt) në Linz. Përveç kësaj, ai thuhet të ketë shkaktuar dëme të tjera pronësore në vlerë prej disa qindra eurosh gjatë kryerjes së vjedhjeve.

I dyshuari është dërguar tashmë në burg në Garsten. Fillimisht ai ka refuzuar të japë detaje për veprat. Pas marrjes së dosjeve nga avokati i tij, megjithatë, ai rrëfeu tërësisht.