Integrimi
Vlora nuk dëshiron ta shohë më kurrë babanë e saj të dhunshëm
Dënimi që gjykata e Vjenës ia shqiptoi atij është 12 muaj burg me kusht dhe një terapi kundër agresivitetit. Me rastin e dhënies së deklaratës së saj para gjyqit, babai duhet të braktisë sallën. E bija nuk deshiron ta shohë kurrë më atë
Vlora, një vajzë simpatike 17 vjeçe, që ndjek mësimet për frizere, nuk ka mundur të durojë më dhunën e babait. Me shenja dhune në qafë, me fytyrë të mavijosur dhe me zemër të thyer, ajo është paraqitur në shtëpinë ku strehohen gratë.
Babai, Muharrem R. (43 vjeç) para gjyqit në Vjenë. Akuza: “Dhunë e vazhdueshme kundër personit të mitur”. Sa më e pavarur që bëhej, aq më shumë shtohej kontrolli i babait tiran ndaj saj. 15 minuta vonesë nga puna ose një telefonatë pa dijen e tij, ishin arsye e mjaftueshme e babait për ta rrahur ose dënuar. Ai ia kishte marrë asaj edhe kartelën e bankës duke i grabitur të hollat që i takonin asaj. Dhe, kur shefi i Vlorës e informoi policinë, Muharremi e kërcënoi edhe atë, shkruan heute.at.
Dënimi që gjykata e Vjenës ia shqiptoi atij është 12 muaj burg me kusht dhe një terapi kundër agresivitetit. Ndërsa Vlora tash është rast për ndihmën emergjente për femra.
Me rastin e dhënies së deklaratës së saj para trupit gjykues, babai duhet të braktisë sallën. E bija nuk deshiron ta shohë kurrë më atë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland Për të konkurruar me vendpushimet malore më të mëdha dhe më të bukura si Davos dhe...
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër