Portrete të firmave
Vlora Marina, projekti që do të vendosë standarde të reja në industrinë e turizmit detar në Shqipëri
Turizmi detar, i njohur edhe si turizmi ujor, ndërthur lundrimin me aktivitetet e ndryshme ujore dhe jo vetëm. Këtu përmendim udhëtimin nga porti në port me një anije lundrimi, zbarkimi i një varke të vogël për drekë, sportet e ndryshme ujore apo zbulimi i destinacioneve te reja bregdetare. Kjo formë turizmi përgjithësisht është më e frekuentuar në verë, por që në vende të ndryshme ku klima e mundëson mund të aplikohet 365 ditë në vit.
Turizmi detar në Shqipëri është një sektor që vitet e fundit ka njohur një zhvillim të menjëhershëm. Jehona që bregdeti shqiptar ka marrë këto kohë, plazhet e virgjëra, natyra e bukur si dhe mundësitë e shumta për eksplorim kanë rritur interesin e të apasionuarve pas detit për të zbuluar brigjet e Rivierës shqiptare.
Sipas të dhënave nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, vetëm gjatë muajit Maj 2024 kanë hyrë në Shqipëri në rrugë detare 26% më shumë vizitorë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duket se ky lloj turizmi ka një prespektivë apo trend rritës në të ardhmen. Këtu ka ndikuar padyshim edhe përmirësimi i infrastrukturës përmes projekteve ambicioze, ku një prej të cilëve është edhe Vlora Marina, një projekt urban miks me një marinë të klasit botëror e vetmja e këtij lloji në Shqipëri, që shumë shpejt do të jetë funksionale për ankorimin e mjeteve lundruese që duan të eksplorojnë Rivierën shqiptare.
E projektuar për të ankoruar mbi 400 jahte dhe megajahte deri në 50 metra të gjatë, Vlora Marina do të jetë porta më e re detare e rajonit te Mesdheut vendosur në qendër të qytetit të Vlorës, duke mundësuar kështu një akses të lehtë në të gjithë rajonin e Vlorës dhe një sërë facilitetesh brenda qytetit.
Një nga të paktat marina të pozicionuara në qendër të qytetit dhe me parametrat e një marine moderne, e denjë për të konkuruar strukturat më në zë në Evropë e më gjerë në fushën e industrisë detare, Vlora Marina parashikon të vendosë një standard krejt të ri duke garantuar shërbimet më cilësore.
Falë bashkëpunimit me D-Marin, rrjetit ndërkombëtar të menaxhimit të marinave në të gjithë Mesdheun dhe Lindjen e Mesme, ajo do të sigurojë shërbime të nivelit të lartë dhe mbikëqyrje profesionale, duke garantuar vizitorët për një mjedis të sigurt dhe të qetë që kujdeset për çdo nevojë të tyre, nga asistenca dhe siguria 24 h, pije dhe ushqim, dyqane, bare e restorante, klubin e jahteve, si dhe disa shërbime të tjera ekstra për ekuipazhin siç janë aktivitetet sportive, palestër apo mundësi për plazh privat.
I gjithë ky investim parashikon që të sjellë një revolucion sa i takon turizmit detar në vend dhe zhvillimit të të gjithë qytetit përmes ofrimit të shërbimeve premium, markave internacionale dhe çeljes së një porte të re për eksplorimin e brigjeve shqiptare. Vlora Marina pritet të ketë një impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik të qytetit të Vlorës si dhe një rritje të konsiderueshme të turistëve që e vizitojnë Shqipërinë në rrugë detare.
Ky projekt strategjik i cili, do të përmbajë një kompleks rezidencial prej 800 apartamentesh premium buzë detit, hotelin e parë me 5 yje Marriott International në bregdetin shqiptar, apartamente të branduara, një shëtitore buzë detit me të gjitha njësitë e shërbimit, do të bëhet një ndalesë perfekte për këdo që dëshiron të eksplorojë qytetin e Vlorës. Që këtu mund të eksploroni edhe destinacione të tjera si Korfuzi, Igumenica e Athina në Greqi, Spliti në Kroaci, apo Bari e Brindizi në Itali të cilat në rrugë detare përshkohen në distanca shumë të shkurtra duke nisur nga 54 milje deri maksimimi 240 milje.
E pozicionuar fare pranë Monumentit të Pavarësisë, Vlora Marina është gjithashtu pikënisja për të eksploruar një rajon si Vlora, të pasur me kulturë, histori dhe vlera të jashtëzakonshme të traditës të trashëguar ndër vite.
Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Belgjikë: Arrestohen 13 shqiptarë Policia gjyqësore e Lièges në Belgjikë dhe shërbime të ndryshme të policisë federale kryen 18 kontrolle...
-
Rama apel diasporës: S’do ta keni të vështirë për kë do të votoni
-
Berisha: Po bëjmë gjithçka që procesi i votimit nga diaspora të jetë transparent
-
Mbi 4 vite burg dhe 12 vite dëbim për kosovarin e dënuar për dhunim seksual
-
Cyrih: Promovohen tri vepra të Emin Azemit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra gati për Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos Bëhet e ditur se të gjitha forcat e policisë zvicerane do të vendosen për të garantuar...
-
Zvicra renditet ndër shtetet që ofron ndihmë më së shumti në botë
-
Polemika mbi masën për mbrojtjen e bursës zvicerane
-
Një shans i ri për të pastruar borxhet njerëzit e mbingarkuar
-
Shefja e policisë federale zvicerane paralajmëron për burime të pamjaftueshme