Shqipëria
Vlora, e mbushur me turistë në shtator
Të rinjtë nga Nigeria e largët dhe Britania, kanë zgjedhur Vlorën dhe shtatorin për të pushuar, pasi e konsiderojnë periudhën më të mirë
Pavarësisht rënies së temperaturave dhe reshjeve të shiut karakteristike të vjeshtës, pushuesit e huaj vijojnë të pushojnë pranë detit në Vlorë, sapo dalin rrezet e diellit.
Të rinjtë nga Nigeria e largët dhe Britania kanë zgjedhur Vlorën dhe shtatorin për të pushuar, pasi e konsiderojnë periudhën më të mirë. Shtatori thonë ata është muaj i qetë, pa zhurmë apo trafik.
“Jam Bimba dhe kjo është hera e parë që vij në Shqipëri, Vlorë, dhe shpresoj ta kem shqiptuar mirë fjalën. Kam zgjedhur vetë shtatorin, pasi më pëlqen se është muaj i qetë, udhëton lirshëm nëpër qytetin tuaj që është i mrekullueshëm”, raporton TCH, transmeton albinfo.ch.
“Më quajnë Dami, zgjodha të pushoj në shtator, pasi është i qetë, dhe i shijon vendet e bukura. Me punën time on line mund të pushoj dhe të udhëtoj në çdo periudhë të vitit.
“Jam Luisi nga Uellsi dhe kjo është hera e parë që vij në vendin tuaj, është shumë bukur. Shtatori na jep mundësinë që qytetin ta kemi të aksesueshëm, të lirë në çmime, udhëton lirshëm dhe njerëzit janë shumë miqësorë.
“Jemi në shtator dhe këtu është gjithmonë bukur. Jam italiane e martuar me një djalë shqiptar, nuse në Kaninë, prandaj e dua Vlorën dhe vijmë çdo vit këtu”.
Në Vlorë gjen këto ditë edhe pushues nga Polonia dhe Moldavia, ndërkohë që e gjithë vija bregdetare vijon të jetë e mbushur me çadra dhe shezlone në pritje të pushuesve që e duan detin edhe në vjeshtë…
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Berset kritikohet nga opozita gjeorgjiane për “mbështetje të regjimit” Berset thotë se ai ka folur edhe me përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërisë civile për demokracinë...
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026