Kosova

Vlora Çitaku, diplomatja e parë kosovare që viziton Izraelin

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Ameriks, Vlora Çitaku do të udhëtojë për në Izrael në një vizitë zyrtare.

Çitaku ka thënë se është ftuar nga Komuniteti Hebraik Amerikan.

Kjo është bërë e ditur nga vet Çitaku përmes një postimi në Facebook, derisa ka njoftur se ajo do të jetë diplomatja e parë kosovare në Izrael, përcjell albinfo.ch.

“Derisa po bëhem gati për të vizituar Izarelin përmes Komunitetit Hebraik Amerikan, si diplomatja e parë nga Kosova që është ftuar si mysafir, nuk mund të mos i kujtoj mesazhet e fuqishme të mbështetjes së Izraelit ndaj Kosovës në orët tona më të errëta”, ka shkruar Çitaku.

Postimit të saj i ka bashkangjitur një video nga fjalimi i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.