Muzikë

Vlerësohet skenari i filmit shqiptar në Toronto

Filmat shqiptarë çdoherë e më shumë po korrin suksese. Së fundmi, filmi shqiptar “Bolero në vilën e pleqve”, me regji nga Spartak Pecani, fiton një tjetër çmim në “Toronto International Women Film Festival”. Në të vërtetë, juria e këtij festivali ka vlerësuar skenarin e këtij produksioni, të cilin e ka bërë Linda Fejzaj, transmeton albinfo.ch.

Vlen të theksohet se ky film është mbështetur në romanin e Fatos Kongolit, që mban të njëjtin titull që ka ruajtur edhe regjisori e producenti Spartak Pecani. Me skenarin e Linda Fejzaj, në radhët e aktorëve që interpretojnë në këtë film janë Robert Ndrenika e Margarita Xhepa.

Vetë produksioni është prodhim i shtëpisë kinematografike “Eclipse SA Film.

“Toronto International Women Film Festival” është festivali i katërt që filmi merr pjesë, dhe deri tani tri çmime të marra, dy në të cilët vlerësohet si skenari më i mirë.