Portrete të firmave
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë punën e kompanisë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
Në fund të vitit kur bëhet bilanci i të arriturave vjetore, ambasadori Demiri ka vizituar disa kompani të bashkatdhetarëve që kanë bërë dallimin në fushën e ndërtimtarisë.
Ambasada ka shkruar në faqën saj zyrtare për vizitën kushtuar kompanisë së inxhenierisë, „Halili + Partner“
„Përsosmëri në Inxhinieri Sizmike dhe Lidership në Diasporë. Besnik Halili, një inxhinier me origjinë shqiptare nga Republika e Maqedonisë së Veriut, po bën një emër për vete në fushën e inxhinierisë sizmike në Zvicër dhe Lihtenshtajn“, ka shkruar ambasada e Maqedonisë së Veriut.
Si partner në kompanitë Halili + Partner Ingenieure dhe IPB Planungen AG, ai ka kontribuar në zgjidhjet inovative strukturore, duke u fokusuar veçanërisht në projektimin sizmik.
Puna e tij ka tërhequr vëmendjen e firmave kryesore arkitekturore, duke e vendosur atë në qendër të inovacionit në këtë fushë.
Me një arsimim të fortë nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, HSLU në Lucern dhe ETH në Cyrih, Halili ka ndërtuar një ekspertizë të thellë në teorinë jolineare, e cila ka mbështetur përparime të rëndësishme në elasticitetin sizmik.
Duke drejtuar ekipe në të dyja firmat, ai ka mbikëqyrur projekte që rrisin standardet e sigurisë dhe inxhinierisë në rajonet që janë të ndjeshme ndaj sizmave.
Ambasada e ka vlerësuar punën e tij si një arritje të rëndësishme për profesionistët e suksesshëm të diasporës, duke theksuar rolin e rëndësishëm që ata luajnë në inovacionin global të inxhinierisë.
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?