Lajme
Vlerat ushqyese të peshkut
Peshku, duke përfshirë edhe ushqimet e tjera të detit, është një ushqim i shëndetshëm me vlerë të ulët të yndyrave të ngopura, me vlerë të lartë proteinash, dhe burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore Omega 3, përcjell albinfo.ch.
Është shtesë e mirë në dietë, pasi që është e pasur me vitamina, minerale dhe ushqyes, për të cilat ka nevojë trupi për të qëndruar i shëndetshëm.
Peshku lavdërohet nga shumë ekspertë si ushqim me përfitime të konsiderueshme shëndetësore. Gati çdo ditë publikohen studime derisa komuniteti i shkencëtarëve zbulon gjithnjë e më shumë dobi të jashtëzakonshme të peshkut. Ja disa:
- Shëndeti kardiovaskular: Acidet yndyrore omega 3 që gjenden në peshk janë dëshmuar që bëjnë çudira për zemrën tuaj dhe arteret e venat që përbëjnë sistemin tuaj kardiovaskular.
- Tensioni i gjakut: Vaji i peshkut mund të jetë i dobishëm për uljen e tensionit të gjakut, por roli i tij si preventivë është i paqartë. Sidoqoftë, nuk rekomandohet marrja e pilulave të vajit të peshkut.
- Humbja në peshë: Sipas një studimi të bërë nga University of Georgia, vaji i peshkut me DHA ndihmon të ndalet konvertimi i qelizave parayndyrore në qeliza yndyrore duke i shtyrë të vdesin, duke reduktuar kështu akumulimin e përgjithshëm të yndyrave.
- Redukton rrezikun nga kanceri: Omega 3 në peshk ka dëshmuar që ndihmon parandalimin e tri formave më të zakonshme të kancerit – kancerit të gjirit, prostatës dhe zorrës së trashë.
- Rrit funksionin e trurit: Acidet yndyrore omega-3 të cilat i siguron peshku ndihmojnë në zhvillimin e trurit tuaj. Konsumi i duhur i omega-3 ndihmon të mbahen nivelet e fokusit të mirë mental tek fëmijët dhe tek të rriturit. Një studim i ri sugjeron që shtesat e vajit të peshkut mund t’i japin shtytje kujtesës tek njerëzit e shëndetshëm që kanë filluar të plaken.
- Lufton inflamacionin: Peshku, në veçanti vaji i peshkut, ka veçori antiinflamatore; prandaj, është efektiv në reduktimin e inflamacionit në gjak dhe inde.
- Përmirëson pamjen: Dihet mjaft mirë fakti që peshku është i mirë për aftësinë e tij për të përmirësuar pamjen. Peshku lufton degjenerimin makular, glaukomën dhe sindromën e syrit të terur apo të thatë). Nje studim ka zbuluar që njerëzit të cilët hanë të paktën dy shujta peshk në javë kanë përgjysmë më pak gjasa për të zhvilluar degjenerimin makular të lidhur me sëmundje (shkaku kryesor i verbërisë së lidhur me moshën) se sa ata që nuk hanë aspak peshk.
- Kujdesi i lëkurës: Konsumimi i peshkut ndihmon të mbahet lëkura në gjendje të mire. Acidi esencial yndyror omega-3 EPA i gjetur në vaj të peshkut mund të ndihmojë në parandalimin e rrudhave dhe të shtyjë procesin e plakjes së lëkurës.
- Lufton depresionin: Acidet yndyrore Omega 3 në vaj të peshkut janë të mira për lehtësimin e depresionit dhe ankthit. Studimet kanë zbuluar që shoqëritë që hanë shumë peshk kanë shkallë më të ulët të depresionit, sipas gjasave për shkak të acideve yndyrore omega-3.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër Nga 1 janari 2025, konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur...
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor