Lajme
Vlerat ushqimore të mollëve të egra
Flasim shpeshherë për mollët, po përveç atyre të buta, ekzistojnë edhe të egrat. Këto mollë kanë një shije të thartë, të fortë, por edhe të ëmbël. Pemët e mollëve të egra i gjejmë të përdoren si pemë dekorative. Njerëzit preferojnë aspektin dekorativ të këtyre pemëve, sepse ato çelin lule dhe fruta të bukura, por ato kanë edhe vlera shëndetësore.
Molla e egër takohet si dru jo i lartë ose si shkurre. Degët i ka plot me gjemba, bën pjesë në familjen e trëndafiloreve. Gjethet i ka vezake, të zgjeruara dhe pa push. Lulet që çelin në prill- maj janë të bardha dhe anash ngjyrë trëndafili.
Shumë fermerë profesionistë zgjedhin të rrisin mollët normale pranë mollëve të egra në fermat e tyre, në mënyrë që të përmirësojnë prodhimtarinë e tyre. Ndaj pemët e mollëve të egra gjenden me shumicë edhe pranë plantacioneve me mollë të kultivuara, në Shqipëri.
Lëngu i mollës së egër është një nga lëngjet më të mira të mollës dhe është i këshillueshëm për njerëzit që preferojnë lëngjet me aciditet dhe pa sheqer, kështu saktëson edhe AgroWeb.
Në një filxhan me mollë të egra ose në 110 gramë frut të freskët mund të gjeni vlera ushqimore të mahnitshme: Vitaminë A, Vitaminë B1, Thiaminë, Vitaminë B2, Riboflavinë, Vitamin B3, Niacinë, Vitaminë C, Proteina, Kalcium, Hekur, Magnez, Fosfor, Kalium, Bakër, Mangan, Acidet yndyrore Omega 3, Acidet yndyrore Omega 6, Yndyrna natyrale, Karbohidrate, Kalori.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën