Lajme
Vlerat e bukës së zezë për organizëm më të fortë
Buka mund të jetë një produkt i zakonshëm, por sipas sipas Raportit Global të Industrisë së Bukës, vazhdon të mbajë vendin e parë në listën e ushqimeve më të konsumuara në botë, përcjell albinfo.ch.
Ajo daton që në kohët e Egjiptit të Lashtë, duke e kthyer në një produkt vërtet të vjetër sa i përket historisë së kulinarisë.
Edhe pse llojet e bukës nga të cilat mund të përzgjidhni janë të shumta, ato që hasni më shpesh janë; buka e bardhë dhe ajo e zezë.
Sigurisht që të të dyja përgatiten nga gruri, por ka disa ndryshime thelbësore që lidhen me vlerat shëndetësore që ato përmbajnë.
Në bashkëpunim me kompaninë Nela Group, e cila ka një eksperiencë 100-vjeçare në traditën e përgatitjes së produkteve të brumit, AgroWeb.org ju tregon të gjitha arsyet përse duhet të zgjidhni gjithmonë bukën e zezë.
Gjithçka lidhet me përpunimin e miellit
Ka dy ndryshime kryesore tek lloji i miellit që përdoret për përgatitjen e tyre; mënyra si është përpunuar dhe sa të shëndetshëm janë.
Mielli i të dy llojeve të bukës sigurisht që vjen nga i njëjti drithë, por tek buka e zezë mielli përmban të gjitha pjesët e grurit; lëkurën bashkë me farën, ndërsa tek buka e bardhë përdoret vetëm pjesa që përmban niseshte.
Ekspertë nga Nela Group, pohojnë se procesi i përpunimit të miellit ndikon pikërisht në ‘zhveshjen’ e tij nga vlerat ushqyese që ka për organizmin.
Ndaj dhe buka e zezë përmban më shumë fibër, vitaminë B6 dhe E, magnez, hekur, zink dhe acid folik.
Çfarë vlerash ka për organizmin?
Buka e zezë duke qenë se është e pasur në fibra, gjithashtu është edhe prebiotike, pra ndihmon shëndetin e sistemit tuaj tretës.
Për të fituar vlerat e një fete të vetme nga buka e zezë, do t’ju duhet që të konsumoni 8 të tilla nga buka e bardhë.
Sipas një studimi të publikuar në Revistën Mjekësore Britanike, rezulton se buka e zezë është e duhura për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2.
Kjo falë faktit që indeksi i glicemisë tek kjo lloj buke është më i ulët se tek e bardha, dhe kështu sheqeri në gjak nuk pëson rritje të menjëhershme.
Nga ana tjetër Cleveland Clinic pohon se karbohidratet komplekse që gjenden tek buka e zezë stimulojnë prodhimin e serotoninës duke përmirësuar kështu humorin tuaj.
Kjo lloj buke mbron trupin edhe nga shfaqja e sëmundjeve të zemrës duke qenë se ajo ndihmon në uljen e kolesterolit të keq.
Për më tepër kjo bukë ju ndihmon që të keni lëkurë dhe flokë të shëndetshëm. Mund të duket e çuditshme por është e vërtetë.
Buka e zezë është e pasur me vitaminat B dhe proteina, të dy këto përbërës ndihmojnë në mbrojtjen e strukturës së qelizave të reja të lëkurës dhe flokut tuaj.
Nëse doni që të humbisni kilogramët e tepërt, atëherë duhet të konsumoni bukën e zezë duke qenë se në sasi të vogla ajo ju mban më gjatë të ngopur dhe kërkon më shumë energji për t’u tretur.
Nëse nuk jeni të sigurt për sasinë, ekspertët e Nela Group sqarojnë se karbohidratet duhet të përbëjnë 50% të produkteve për një regjim ushqimor të balancuar.
Mjafton që ju të konsumoni 2 feta me bukë të zezë në ditë dhe do të siguroni një shëndet të fortë.
Kjo dhe të gjitha vlerat e lartpërmendura e bëjnë bukën e zezë e me drithëra të plota shumë herë më të shëndetshme se buka e bardhë.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?