Shqipëria
Vlahutin: Do jetë vit i vështirë, duhet bashkim Kombëtar
Sipas ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin, Shqipërinë e pret një vit i gjatë shtyerjes së negociatave.
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin gjatë një tryeze të organizuar pas konkluzioneve të Bashkimit Evropian për shtyrjen e negociatave për vitin që vjen ka thënë se Shqipërinë e pret një vit i vështirë.
Ajo u shpreh se deri në qershor 2019, kur edhe është caktuar data për hapjen e negociatave, Shqipëria ka një sfidë të madhe, që është politika.
Diplomatja e BE-së i bëri thirrje politikës shqiptare që të bashkohet, sepse në të kundër procesi i integrimit është shumë i vështirë.
“Do të keni një sfidë të madhe dhe kjo është politika. Ky proces kërkon që të ketë bashkim, jo bashkim retorik, jo bashkim në kuptimin e të folurit për objektiva të përbashkëta. Duhet të jetë një objektiv i mirëfilltë kombëtar, për të cilën punon gjithkush. Një gjë që e kemi konstatuar në çdo vend tjetër dhe mendoj që e shikoj edhe këtu është që disa grupe interesi do ta kenë kuptuar se çfarë nënkupton BE-ja dhe mund të dëshmojë nga shembuj të tjerë. Do të ketë disa grupe që nuk do të duhet të nxitojnë sepse nuk është në interesin e tyre”, ka thënë ajo.
Në këtë tryezë morri pjesë edhe Raportuesi për Shqipërinë në BE, eurodeputeti Knut Fleckenstein.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit