Kriza në Ukrainë
Vladimir Putin ka shpallur armëpushim për Pashkë
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka njoftuar se do të ndërpresë “të gjitha operacionet ushtarake” si pjesë e “armëpushimit të Pashkëve” në Ukrainë.
Putin ka deklaruar se armëpushimi i përkohshëm do të zgjasë nga sot deri të hënën, shkruan Sky News.
“E udhëhequr nga konsideratat humanitare, sot nga ora 18:00, nga e diela në të hënë, pala ruse shpall armëpushimin e Pashkëve. Unë urdhëroj të ndërpriten të gjitha veprimet ushtarake për këtë periudhë. Në të njëjtën kohë, trupat tona duhet të jenë të gatshme për të zmbrapsur shkeljet e mundshme të armëpushimit dhe provokimet nga armiku, çdo veprim agresiv të tij,” ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ende nuk e ka komentuar njoftimin e Putinit për një armëpushim të përkohshëm për Pashkët, por ka publikuar një përmbledhje të situatës në rajonin e Kurskut, teksa deklaroi se forcat ukrainase “po mbajnë pozicionet e tyre”.
“Sapo mora një raport nga komandanti i përgjithshëm, Oleksandr Syrsky. Sot forcat tona vazhduan të veprojnë në territorin e rajonit të Kurskut dhe të mbajnë pozicionet e tyre. Në rajonin e Belgorodit, luftëtarët tanë përparuan dhe zgjeruan zonën e kontrollit. Sa i përket një përpjekjeje tjetër të Putinit për të manipuluar jetën e njerëzve – në këtë moment alarmet për sulm ajror po tingëllojnë në të gjithë Ukrainën. Në orën 17:15, në qiellin tonë u zbuluan dronë sulmues rusë. Mbrojtja ajrore e Ukrainës dhe forcat ajrore kanë filluar tashmë të veprojnë për të na mbrojtur. Prania e dronëve Shahed në hapësirën tonë ajrore zbulon qartë qëndrimin e vërtetë të Putinit ndaj Pashkëve dhe ndaj jetëve njerëzore.”
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












