Futboll

Vladimir Petkoviq fton katër shqiptarë!

Vladimir Petkoviq, përzgjedhës i kombëtares së Zvicrës, ka ftuar 4 shqiptarë për dy sfidat parakualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Ai ka ftuar Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Albian Ajetin e Admir Mehmedin. 

Ai gjithashtu ka bërë të ditur listën e Zvicrës për sfidat që e presin në javën e ardhshme, e para kundër Gjeorgjisë vendase (më 23 mars, 18.00) dhe e dyta ndaj Danimarkës (më 26 mars në Bazel, 20.45). 

Zvicra është në grupin D me Danimarkën, Gjeorgjinë, Irlandën dhe Gjibraltarin.  Zviceranët janë favoritë në grup. Shaqiri, Xhaka, Mehmedi e Ajeti me padurim presim përballjet me Gjeorgjinë dhe Danimarkën.