Integrimi
Vjosa Ramadani ju fton në ekspozitën e saj në Mannheim
"Arti im rrëfen tregime intime të njerëzve, tablo çasti të emocioneve të tyre, shpesh të mbështetura e nganjëherë të penguara nga një sfond që thotë shumë"
Vjosa Ramadani është me profesion artiste dhe terapeute arti, me prejardhje është nga Kosova Lindore ndërsa jeton në Mannheim të Gjermanisë. Në po këtë qytet ajo do të hapë nesër (më 5 gusht) ekspozitën e punimeve të saj artistike.
“Unë do të ekspozoj një pjesë të punimeve të mia dhe, në një workshop (punëtori) për të rritur e fëmijë do të prezantoj edhe diçka nga puna me tekstile. Arti im rrëfen tregime intime të njerëzve, tablo çasti të emocioneve të tyre, shpesh të mbështetura e nganjëherë të penguara nga një sfond që thotë shumë. Impresionet, shprehjet dhe momentet kanë rëndësi”, thotë Vjosa në një postim të saj në rrjetet sociale që e ka bërë në prag të ekspozitës.
Hapja e ekspozitës bëhet më 5 gusht në orën 19, në “Dankbar”, Mannheim G7, 22 Mannheim.
Gjatë vernisazhit, Sebastian Gilles do të interpretojë kompozime të veta në piano.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 20 gusht
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriVjosa Ramadani
- Prejardhja:Gjermani
- Vendi ku vepron:Gjermani
- Profesioni:Artiste
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor