Kosova
Vjosa Osmani vazhdon takimet në Bruksel
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, edhe sot do të vazhdojë takimet në Bruksel, përcjell albinfo.ch.
Ajo gjatë së mërkurës pritet të takohet me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ndërmjetësues në dialogun Prishtinë-Beograd si dhe presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve, Eliane Tillieux dhe presidenten e Senatit të Belgjikës, Stephanie D’Hose.
Gjatë ditës së martë Osmani u takua me Oliver Varhelyi, Komisionar për zgjerim dhe fqinjësi, si dhe me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian: Rainer Wieland, zv.presidenti i PE-së, Lukas Mandl (EPP), Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE, Ilhan Kyuchyuk, nga Grupi Renew dhe Andrey Kovatchev, nënkryetar i EPP-së.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’