Lajme

Zvicër: Vjosa Osmani takohet me Ueli Leuenberger, nga Partia e Gjelbër

“Miqtë e mirë mbahen gjithmonë pranë”

Në kuadrin e vizitës së saj zyrtare në Zvicër, kryetarja e Parlamentit të Kosovës, njëherësh ushtruese detyre e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me mikun e shqiptarëve, Ueli Leuenberger, nga Partia e Gjelbër në Zvicër.

Vjosa shkruan se kjo parti i doli në ndihmë mërgatës në Zvicër me nismën e tyre për integrimin në shoqërinë zvicerane, me ç’rast u themelua Universteti Popullor Shqiptar, shkruan albinfo.ch.

“Leuenberger u angazhua kaq shumë për të ndihmuar shqiptarët kur pak njerëz besonin në potencialin tonë, e vazhdon të besojë fuqishëm se mundësitë më të mira dhe sukseset më të mëdha i kemi përpara. Në këtë frymë edhe u dakorduam të kultivojmë tutje bashkëpunimin tonë, e unë kisha kënaqësinë që ta falenderoj atë në emër të qytetarëve të Kosovës për mbështetjen e pakyrsyer që u dha shqiptarëve në kohët më të vështira”, shkruan Vjosa Osmani.