Kosova

Vjosa Osmani dhe Isabelle Moret rikonfirmojnë bashkëpunimin Kosovë-Zvicër

Vjosa Osmani, tashmë UD Presidente e Kosovës, është takuar sot me znj. Isabelle Moret, kryetaren e Këshillit Kombëtar të Zvicrës. Së bashku i kanë rikonfirmuar edhe një herë raportet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Zvicrës.

Po ashtu, ato përmenden përkushtimin e përbashkët për bashkëpunim të mëtejmë mes dy vendeve.

Osmani ka shkruar në rrjetin social Facebook mbi takimin e mbajtur me Moret:

“Sot patëm nderin të bashkëbisedonim me znj. Isabelle Moret, kryetare e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, me të cilën i rikonfirmuam edhe një herë raportet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe e ritheksuam përkushtimin e përbashkët për bashkëpunim të mëtejmë tonin.
Ne ia shprehëm asaj mirënjohjen tonë për popullin dhe shtetin e Zvicrës, për përkrahjen e vazhdueshme që ky vend ia ka dhënë Kosovës. Zvicra i ka qëndruar përherë pranë popullit të Kosovës dhe po e ndihmon atë edhe më tej për t’u zhvilluar e integruar në shoqërinë europiane. Ne i jemi mirënjohës skajshmërisht, si miku mikut.
Ne u pajtuam po ashtu që promovimi i vlerave të përbashkëta demokratike, angazhimi për zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë dhe përballimi i përbashkët i sfidave, sikur është pandemia Covid 19, vetëm sa do t’i forcojnë edhe më tej lidhjet tona miqësore. Bashkëpunimi ndërparlamentar do të thellohet edhe më tej.
Së fundi, ne duam së bashku që qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë në Zvicër, mërgimtarët tanë të shkëlqyeshëm, t’i shohim si urë të fuqishme ndërlidhëse mes vendeve tona. Duke u integruar në të gjitha aspektet e jetës në shtetin helvetik, nga futbolli në politikë, nga edukimi në zhvillimin e shoqërisë digjitale, ata po e japin shembullin e qytetarit lojal dhe mirënjohës për mikpritjen e popullit të Zvicrës në kohë të vështira e për përkrahjen e pashkëputur në kohë më të mira. ?? ??