Lajme
Vjenë: “Wien Energie” ul çmimet e rrymës dhe gazit – oferta vlen vetëm edhe sot, më 20 shtator
Deri më 20 shtator shumë familje në Vjenë mund të përfitojnë nga oferta e re e kompanisë “Wien Energie” për energji elektrike dhe gaz. Një familje mesatare do të kursente mbi 600 € në vit.
Mijëra familje në Vjenë do të jenë përfituese nga çmimet e ulëta të ofruara nga kompania “Wien Energie”. Nëse dëshironi të kurseni para, duhet të jeni të shpejtë dhe të veproni tani. Qytetarët e Vjenës mund të bëjnë lajmërimin në internet duke klikuar në adresën në www.wienenergie.at/angebot ose në shërbimin e klientit “Wien Energie”.
Të gjithë mund të përfitojnë nga oferta e re e energjisë elektrike dhe gazit nga “Wien Energie” – pavarësisht nëse jeni apo dëshironi nga tash të bëheni klient i kësaj kompanie. Për të gjithë, afati i paraqitjes do të jetë deri ditën e mërkurë, pra më 20 shtator, shkruajnë mediat austriake, përcjell albinfo.at.
Çmimi i ofertës së re është 20.3 centë për kilovat orë (kWh) për energjinë elektrike dhe 7.9 centë/kWh për gazin, duke përfshirë zbritjet. Një familje mesatare në Vjenë mund të kursejë rreth 610 euro në vit.
Furnizimi i besueshëm edhe në kohë të vështira: çmim fiks për një vit
Oferta e “Wien Energie” krahasohet në mënyrë të favorshme me ofruesit e tjerë dhe është një nga tarifat më të lira në gjithë Austrinë. Një avantazh i madh: Tarifat e energjisë elektrike dhe gazit OPTIMA Relaxed vijnë automatikisht me një garanci çmimi njëvjeçar.
Pra, mos u shqetësoni për rritjen e çmimeve: Pavarësisht se si zhvillohen çmimet e tregut në vjeshtë dhe dimër, çmimi i ulët i ofertës fiksohet për 12 muaj. Më pas çmimi do të rregullohet. Nëse çmimet e tregut bien ndjeshëm më tej, çmimet në “Wien Energie” gjithashtu do të bien, transmeton albinfo.at.
340 milionë euro për masat e ndihmës
Oferta aktuale e energjisë elektrike dhe gazit e “Wien Energie” është pjesë e një pakete lehtësimi prej 340 milionë euro që kompania prezantoi në korrik. Përveç këtyre lehtësive të rëndësishme për klientët e energjisë elektrike dhe gazit, “Wien Energie” po zbaton gjithashtu ulje të mëdha çmimesh për bizneset tregtare dhe lehtësim për ngrohjen qendrore.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim