Lajme
Vjenë: Shqiptari sulmon nënën me fshesë dhe kërcënon të vëllain me thikë, arrestohet
Policia austriake është lajmëruar pasditen e djeshme për bërtitma që janë dëgjuar në një banesë në Vjenë.
Në vendngjarje policia ka takuar vëllain e madh, i cili ka deklaruar se vëllai i tij i vogël kishte bërë trazira në banesë, njofton regionews.at, përcjell albinfo.at. Ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 14:50 min. në Florisdorf (Bezirku 21).
Mësohet se ai ka sulmuar nënën e tij me një fshesë dhe ka kërcënuar me thikë të vëllain. Fatmirësisht, askush nuk është lënduar, transmeton albinfo.at. 22-vjeçari kosovar mësohet se prej disa kohësh ka qenë i dhunshëm.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe i ka ndaluar përkohësisht hyrjen në banesë dhe takimet me anëtarët e tjerë të familjes.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit