Muzikë

Vjenë: Shkëlzen Doli organizon koncert për të prekurit nga tërmeti

Shkëlzen Doli së bashku me anëtarë të Filharmonisë së Vjenës do të organizoi koncert për prekurve nga tërmet

Është bërë e ditur se violinisti i shquar, Shkëlzen Doli, do t’ua kushtojë tingujt e violinës së tij të prekurve nga tërmet i 26 nëntorit. Thuhet se ai, së bashku me anëtarë të Filarmonisë së Vjenës, do të organizojnë këtë koncert bamirësie më 30 dhjetor në Ehrbar Saal në Vjenë.

Po ashtu është bërë e ditur se donacioni nga biletat fillon nga një minimum prej 30 dhe 50 euro për person.

Duhet theksuar se të gjitha këto donacione do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.

Të trembëdhjetë anëtarët e Filarmonisë së Vjenës, menjëhërë pas ftesës së violinistit Doli, u treguan të gatshëm për t’i mbështetur njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Gjithashtu, ata janë angazhuar që ky koncert të jetë po aq dinjitoz sa një minikoncert i para tradicionalit të Vitit të Ri, duke përfshirë në të Valse dhe Polka nga dinastia Strauss, përcjell albinfo.ch.