Lajme

Vjenë: Rregulli 2G mbetet për në gastronomi

Të enjten, kryetari i bashkisë së Vjenës Michael Ludwig (SPÖ) njoftoi se rregulli 2G do të mbetet në fuqi në gastronominë e Vjenës.

Kryetari i Bashkisë së Vjenës Michael Ludwig (SPÖ) po vazhdon masat më të rreptë të koronës në kryeqytetin austriak. Ludwig njoftoi të enjten se Vjena do të ruajë rregullin 2G në lokalet e gastronomisë. Në pikat tjera të masave, Vjena do të ndjek sipas vendimeve të qeverisë austriake, shkruan albinfo.at. Duke filluar nga e shtuna e ardhshme (5 shkurt), ora policore do të zhvendoset nga ora 22:00 në orën 24:00 kurse rregulli i 2G-së për në dyqanet tregtare nuk do të kërkohet tutje.

Vjena i përmbahet rregullit 2G për në gastronomi

Numri i personave në organizimet  e ndryshme të eventeve të lejuara deri në 25 persona, tash e tutje mund të marrin pjesë deri në 50 persona. Nga 12 shkurti, personat e pavaksinuar do të mund të blejnë në dyqane të ndryshme për nevojat e përditshme duke mbajtur vetëm maskën FFP2. Poashtu nuk do të kërkohet test për të blerë gjerat e domosdoshme të jetës, njofton albinfo.at

Në rajonet tjera të Austrisë, nga 19 shkurti do të zbatohet rregulli 3G

Nga 19 shkurti, rajonet tjera të Austrisë  për të frekuentuar në një restorant apo ndonjë lokal tjetër të gastronomisë ju mund të vizitoni edhe me një test të vlefshëm negativ të PCR sepse në këto rajoni do të zbatohet sërish rregulli 3G (I vaksinuar, apo i rikuperuar ose i testuar).