Lajme
Vjenë: Program i suksesshëm për festimin e 1 Qershorit: Një ditë plot gëzim dhe mirënjohje
Më 7 qershor, në adresën Jagdgasse 22, Vjenë, mësuesja e gjuhës shqipe MSc. Miradije Berishaj së bashku me nxënësit organizoi një program të mrekullueshëm për të festuar 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Aktiviteti, i cili mblodhi së bashku nxënës, prindër, mësues dhe autoritete austriake, ishte një ditë e mbushur me gëzim, kreativitet dhe bashkëpunim.
Programi filloi me performanca muzikore nga nxënësit e talentuar. Ata kënduan një përzgjedhje këngësh të gëzuara që i dhanë një fillim të mrekullueshëm aktivitetit. Zërat e tyre të pastër dhe energjia pozitive ngrohën zemrat e të gjithë mysafirëve të pranishëm.
Pas fjalës përshëndetëse të mësueses, programin vazhduan nxënësit Enes Rexhepi dhe Arben Kastrati-Kagelkruys, të cilët moderuan me talent, përkushtim dhe mjeshtëri.
Një nga pjesët më të veçanta të programit ishin teatrot e shkurtër të paraqitura nga nxënësit e klasave të gjuhës shqipe. Ato mini-skena treguan histori të bukura dhe edukative, duke reflektuar rëndësinë e kulturës dhe gjuhës sonë, dhe duke vazhduar me valle të folklorit shqiptar.
Aktivitetin e festës së fëmijëve e nderuan me pjesëmarrje përfaqësues të autoriteteve austriake: zonja Gabriele Heinisch-Hosek, ish-ministre e Arsimit, dhe Sabri Özmen, Dr. phil. nga Qendra e Mbështetjes Gjuhësore (Sprachförderzentrum), të cilët shprehën mbështetjen e tyre për komunitetin tonë dhe angazhimin për edukimin e fëmijëve tanë. Fjalët e tyre inkurajuese dhe mbështetja ishin një shtysë e madhe për të gjithë ne.
Pas prezantimit të pikave, fëmijëve iu bë një surprizë e veçantë: dhurata të përgatitura nga mësuesja e tyre. Çdo dhuratë ishte një simbol i kujdesit dhe dashurisë që mësuesja Miradije kishte përgatitur për nxënësit, duke shtuar edhe më shumë gëzim në këtë ditë të veçantë.
Prindërit, si gjithmonë, kontribuan me dashuri duke sjellë ushqime të ndryshme për të gjithë pjesëmarrësit. Tryeza ishte e mbushur me shije të ndryshme tradicionale, duke krijuar një atmosferë mikpritjeje dhe bashkëpunimi midis familjeve.
Ndërsa Zyra e Mbështetjes së Gjuhëve (Sprachförderzentrum) ofroi kafe për të rriturit, duke krijuar një ambient të këndshëm për prindërit dhe mysafirët për të biseduar dhe socializuar gjatë eventit.
Pas programit dhe gjatë kohës së shijimit të ushqimit, u dhanë edhe informacione të rëndësishme rreth sistemit arsimor në Austri. Ky ishte një moment i vlefshëm për prindërit që të informoheshin më shumë rreth mundësive dhe procedurave arsimore në vendin ku jetojnë.
Me rastin e programit të mrekullueshëm të mbajtur më 7 qershor për festimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ajo dëshiron të shpreh falënderimet e saja më të përzemërta për të gjithë ata që kontribuan në suksesin e kësaj dite të veçantë.
Falënderim i veçantë për drejtorin e shkollës, z. Lukas Schrieber, që bëri të mundur mbajtjen e aktivitetit në ambientet e bukura të shkollës.
Falënderime për autoritetet austriake. Pjesëmarrja e tyre ishte një simbol i fortë i bashkëpunimit dhe miqësisë midis komunitetit tonë dhe autoriteteve vendase.
Mirënjohje për nxënësit e dashur për përkushtimin dhe energjinë e tyre të pakufizuar. Performancat e tyre të këngëve, valleve dhe teatrove ishin mahnitëse dhe na mbushën me krenari. Yjet e vërtetë të asaj feste ishin: Enes Rexhepi, Arben Kastrati-Hagelkruys, Arber Hajdari, Bato Bajraktari, Erza Rugova, Art Salihu, Rron Salihu, Aela Kuci, Anisa Pnishi, Lina Rrustemi, Etna Jupa, Ferstina Rexhaj, Vjosa Shala, Ezana Miftari, Klara Pnishi, Anuar Hasani, Leonard Behluli, Angjelina Aurora-Pala, Arian Deshishk-Lopata, Mona Sula, Inara Bajrami, Amara Dervishaj, Amar Kuçi, Art Rugova, Art Llapaj, Zani Dedaqi, Real Qehaja, Dita Alihajdaraj, Eliza Kastrati-Hagelkruys.
Falënderon sopranisten e Vatra Salihu Jusufi, e cila me këngën e saj së bashku me fëmijët emocionoi të pranishmit. Po ashtu falënderime për prindërit: Shkurte Shala, Yllka Bajraktari, Shpresa Hajdari, Etleva Jupa dhe për të gjithë prindërit e tjerë që kontribuan me mbështetje të pakushtëzuar. Kontributi i tyre ishte thelbësor për krijimin e një atmosfere të ngrohtë.
Mirënjohje dhe falënderim të thellë për Assoc. Prof. Dr. Ismail Kabashi dhe Fiona Kabashi për mbështetjen e tyre të pandërprerë për mësimin e gjuhës shqipe. Përkushtimi dhe mbështetja juaj kanë qenë lehtësuese për punën e mësueses në aktivitete.
Faleminderit Qendrës së Mbështetjes Gjuhësore për sigurimin e kafes per të për të gjithë rriturit. Kjo gjë krijoi një ambient të këndshëm dhe të rehatshëm për biseda dhe shkëmbime mendimesh midis prindërve dhe mysafirëve.
Në këtë ditë të veçantë të festimit të 1 Qershorit, dëshirojme të shprehim një falënderim të veçantë për zonjën Dr. Gozime Sula, e cila me përkushtim dhe dashuri u kujdes për veshjet e bukura të fëmijëve tanë. Kreativiteti dhe përkushtimi u reflektuan në çdo detaj të bluzave, duke bërë që fëmijët tanë të ndihen të veçantë dhe të bashkuar në këtë ditë të shënuar.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve që nderuan me praninë e tyre. Të gjithë së bashku kontribuan që kjo ditë të ishte një sukses i vërtetë, duke krijuar kujtime të paharrueshme për fëmijët tanë.
Në përfundim, festa e 1 Qershorit ishte një sukses i vërtetë, duke sjellë bashkë komunitetin tonë dhe duke festuar fëmijët tanë të dashur. Ky aktivitet jo vetëm që promovoi kulturën dhe gjuhën tonë, por edhe forcoi lidhjet midis familjeve dhe shkollës. Ju mbetet vetëm të presim me padurim festimet e ardhshme dhe të punojnë së bashku për një të ardhme të ndritur për fëmijët tanë.
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë Gjykata ka konfirmuar se prifti ishte treguar naiv, nisur nga vetë misioni i tij, por se...
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa
-
Zvicra përpiqet të tërheqë sa më shumë milionerë