Lajme

Vjenë: Nga 1 tetori rregulla të rrepta ndaj Covid -19

Nga dje(1 tetor), në Vjenë do të aplikohen përsëri rregulla të rrepta ndaj koronavirusit

Në shumë vende tani do të kërkohet rregulli “2-G” dhe jo si më parë “3-G”. Kjo nënkupton se tash e tutje në këto vende mund të hynë vetëm personat e vaksinuar apo të shëruar. Ky rregull vlen për gastronominë e natës dhe eventet me më shumë se 500 persona. Në disa lokale të tjera afariste që nuk bëjnë pjesë në gastronominë e natës do të aplikohet rregulli “2.5 –G”. Që do të thotë, vetëm për personat e vaksinuar, të shëruar apo të testuar me PCR negativ dhe jo më i vjetër se 48 orë.

“Unë jam i bindur që ne  së bashku do të menaxhojmë këto metrat e fundit të cilat janë të rëndësishme në rrugën tonë të përbashkët për të dalë nga pandemia. Unë jam duke llogaritur shumë në bashkëpunimin shoqëror dhe në respektin e ndërsjellët që e kemi në Vjenë, që na bën ne si një qytet kaq të jashtëzakonshëm, “ka shkruar në murin e tij në “Facebook”, kryetari i Vjenës, Michael Ludwig.

Maskat FFP2 vazhdojnë të aplikohen në:

  • Transportin publik
  • Në entet zyrtare të qytetit të Vjenës
  • Në të gjitha dyqanet tregtare
  • Në spitale dhe shtëpitë e kujdesit(Shtëpi të pleqve, etj)
  • Në Biblioteka, librari dhe arkiva
  • Në institucionet kulturore, si: muze, etj.

3-G aplikohet në:

  • Vizitat në shkolla: (Testi antigjen mund të përdoret jo më i vjetër se 48 orë, dhe PCR test negativ jo më i vjetër se 72 orë) E njëjta vlen edhe për fëmijët prej moshës 6-12 vjeç, ndërsa fëmijët nën moshën 6 vjeçë, nuk iu kërkohet asnjë lloj testi.

2.5-G aplikohet në:

  • Shërbimet e mirëmbajtës së trupit(Sallonet e flokëve, studio ondulimi etj)
  • Në kafene, restorante etj.
  •  Studio fitnesi
  • Ngjarjet kulturore dhe sportive mbi 25 persona
  • Në spitale dhe shtëpitë e kujdesit(Shtëpi të pleqve, etj).

 2-G aplikohet në:

  • Në klubet e natës, diskoteka dhe bare
  • Në evente me mbi 500 persona

Duhet theksuar se hyrja në supermarkete dhe shitore të tjera vazhdon të kërkohet vetëm bartja e maskës FFP2.