Lajme
Vjenë: Nga 1 marsi përfundimisht hiqen maskat në transportin publik
Për shumkë që nuk jeton në Vjenë, t’i thuash që kryeqyteti austriak ka pasur akoma në fuqi ligjin që udhëtarët të bartin maskë në transportin publik, ndoshta mund të duket e pabesueshme, por kjo është e vërtetë. Megjithatë, nga 1 marsi kjo rregullore do të ndryshojë, raporton albinfo.at
Vjena është qyteti i fundit në Austri që ka zbatuar masën e detyrueshme për bartjen e maskës në transportin publik. Për gati tre vjet, udhëtarët detyroheshin të mbanin një maskë FFP2 në autobusë, tramvaje dhe metro. Por, kjo kërkesë e detyrueshme më nuk do të vlejë. Nga data 1 mars nuk do të ketë më detyrim për të mbajtur maskë në transportin publik. Sigurisht, kjo është ende e mundur në baza vullnetare.
Në të njëjtën kohë bie edhe kërkesa për maska në farmaci. Megjithatë, një maskë FFP2 do të vazhdojë të mbahet vetëm në spitale dhe në shtëpitë e të moshuarve, shkruajnë mediat austriake, përcjell albinfo.at.
Përveç kësaj, testi PCR nuk është më i detyrueshëm në spitale dhe ambiente të kujdesit. Kufizimet e vizitorëve prej tre vizitorësh në ditë për pacientë siç ishte deri më tash, do të hiqen. Kërkesa për maska në spitale dhe në shtëpitë e të moshuarve do të mbetet në fuqi deri më 30 prill.
Kryebashkiaku i Vjenës, Michael Ludwig, njoftoi në fillim të shkurtit se masat e rrepta do të përfundonin më 28 shkurt. Ai dhe këshilltari i qytetit për Shëndetin, Peter Hacker, ishin konsultuar më parë me një panel ekspertësh se si të procedohej, pasi qeverisja e Bashkisë kishte njoftuar se të gjitha masat për Covid do të përfundonin në fund të qershorit.
Më e diskutuara ishte kërkesa për maskë. Jo të gjithë vjenezët i pëlqenin këto masa. Të gjithë ata që nuk e kanë zbatuar rregullin e mbajtës së maskës, deri tash janë gjobitur me 50 euro.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë