Kosova
Vjenë: Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë do të mbajë një orë letrare me rastin e Ditës së pavarësisë së Kosovës

Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë në Austri do të mbajë një orë letrare në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Vjenë, më 16 shkurt 2024, shkruan albinfo.at.
Ashtu si dhe viteve të mëparshme, edhe kësaj radhe, komuniteti shqiptar në Austri do të ketë rastin që të shijojë tingullin e bukur të gjuhës shqipe përmes prozës dhe poezisë. Kjo pasi që në kuadër të shënimit të 16-të vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” do të mbajë një orë letrare në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Vjenë. Ky aktivitet kulturor zhvillohet të premten, më 16 shkurt 2024, duke filluar nga ora 17:00.
Pjesa artistike do të jetë e ndarë në tri pjesë, përgjatë të cilave do të deklamohen tekste, të cilat kryesisht i kushtohen lirisë dhe atdheut. Veçanti e këtij evenimenti do të jetë pjesëmarrja e Dr. Manjola Zaçellarit, profesoreshë e Universitetit ‘‘Aleksandër Moisiu’’ në Durrës, e cila do të paraqitet me një kumtesë mbi Ismail Kadarenë si dhe gazetarja dhe poetja nga Prishtina, Alketa Gashi-Fazliu, e cila do të prezantojë triologjinë e saj ‘‘Ato gdhendin dhimbjen’’.
Nga krijuesit shqiptarë në Austri do të paraqiten: Kimete Krasniqi – Preberza, Gjergj Kola, Gabriela Mujaj, Violeta Allmuça, Angjelina Marku dhe Zaim Toska. Për pjesën muzikore do të përkujdeset studentja Marigona Komani në violonçel, ndërsa programin do ta udhëheqë Kaltrina Durmishi. /Albinfo.at
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit16 Shkurt 2024
- Ora17:00
- LokacioniVjenë, Austri
- Data e përfundimit16 Shkurt 2024 - 19:00
E-Diaspora
-
Emigranti që u kthye në Shqipëri e po kontribuon në turizmin lokal Jeton Xhepa nga Dibra pas shumë vitesh në emigracion prej 3 vitesh ka hapur resortin e...
-
Puna “në të zezë” – Stafi i kuzhinës së hotelit dëbohet në Kosovë
-
Ftesë për debat të hapur me kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve në Gjenevë
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër, iftar me përfaqësues diplomatikë dhe personalitete të diasporës
-
44.224 vota nga mërgata për Lëvizjen Vetëvendosje
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mjeku fitoi miliona me mashtrimin për testet e COVID Një mjek turko-zviceran nga Aargau thuhet se ka blerë të dhëna për pacientët gjatë pandemisë Corona...
-
Mijëra qytetarë marshojnë për gratë në Lozanë dhe Gjenevë
-
Zvicër: Pasagjerët mbetën të bllokuar në tunel për një orë e gjysmë
-
Këto janë gjërat që njerëzit nga jashtë vendit i lidhin vërtet me Zvicrën
-
Dita Ndërkombëtare e Gruas: Mijëra njerëz protestuan në Cyrih dhe Bernë