Kosova
Vjenë: KIESA dhe VBA nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

Në një ceremoni të mbajtur sot në Vjenë, Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Agjencia e Vjenës për Biznes (VBA), kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi (MM) për të forcuar bashkëpunimin në mes tyre.
Ky Memorandum vjen si iniciativë e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës, Rozeta Hajdari, gjatë vizitës së saj në Vjenë në shkurt të vitit të kaluar, vizitë kjo e mundësuar nga projekti EnInGeP.
Memorandumi synon shkëmbimin e ekspertizës, trajnimeve dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e njohurive profesionale.
Ky bashkëpunim është i rëndësishëm për përmirësimin e mjedisit të biznesit, duke i mundësuar KIESA-s të përfitojë nga ekspertiza ndërkombëtare për zhvillimin e sektorëve strategjikë të ekonomisë.
E-Diaspora
-
Shqiptari nga Maqedonia akuzohet se ka mbajtur mbyllur gruan për dhjetë vite Për më shumë se dhjetë vjet, një burrë që jeton në Carinthia, sipas akuzës, thuhet se...
-
Nga vizioni, te suksesi: Rruga e Kreshnik Niko Tolajt nga boksi në biznes
-
Remitenca në shtretër të ftohtë
-
Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë
-
Diaspora: Konsumatore apo partnere e zhvillimit të Kosovës?
Jeta në Zvicër
-
A po humbet Zvicra tërheqjen si vend farmaceutik? Vendimet e fundit të gjigantëve farmaceutikë Roche dhe Novartis për të investuar miliarda në SHBA kanë...
-
Rriten raportimet për shkelje etike në sportin zviceran
-
Shkurtimet e OBSH-së mund të jenë më të këqija se ç’pritej
-
Kënaqësia në punë bie për shumë punëtorë zviceranë
-
Raporti: Mijëra të huaj jetojnë në Zvicër me pasaporta false