Lajme
Vjenë: Dr. Andin Binaj nderohet me “Mirënjohje për merita të veçanta” nga Ambasada e Shqipërisë
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Austri ka nisur një cikël aktivitetesh për vlerësimin e personaliteteve të shquara shqiptare, të cilët jetojnë dhe punojnë në Austri, përcjell albinfo.at.
“Mirënjohje për merita të veçanta” është medalja që do u jepet bashkëkombësve, të cilët me arritjet e tyre profesionale dhe angazhimin në shoqërinë austriake kanë ngritur lart jo vetëm emrin e tyre, por edhe atë të Shqipërisë.
Kjo nismë e Ambasadorit të RSh-së në Austri, Fate Velaj, do të zhvillohet pikërisht në qytetet ku ata banojnë dhe kontribuojnë, pasi ka për qëllim t’u rrisim ndjenjën e pranisë kombëtare tek shqiptarët dhe t’u tregojmë vendasve se këto personalitete vijnë nga një hapësirë historike dhe kulturore që mbart vlerat themelore të Evropës së djeshme, të asaj të sotme dhe të nesërme.
Këtë model vlerësimi e nisëm me Dr. Andi Binaj, shef i Departamentit të Radiologjisë dhe Nëndrejtor i spitalit rajonal Melk. Në një ceremoni të zhvilluar në bashkinë e qytetit Mautern an der Donau, në krah të flamurit kombëtar shqiptar dhe atij austriak, ishte kryetari i Bashkisë z. Henrich Brustbauer i cili iu uroi mirëseardhjen të ftuarve dhe vlerësoi lart figurën e Dr. Binaj.
Në fjalën e tij, Ambasadori Velaj, tha se kjo nismë kishte për qëllim edhe shndërrimin e këtyre personaliteve shqiptaro-austriake në ura solide të komunikimit të vlerave më të mira kulturore dhe nxitjen e shkëmbimeve tregtare midis qyteteve shqiptare dhe atyre austriake ku ata jetojnë.
Në këtë kontekst, ai shprehu kërkesën për një partneritet midis qytetit Mautern dhe Përmetit bazuar në ngjashmëritë e shumta midis dy qyteteve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane