Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tragjedi e rëndë e familjes kosovare në Amerikë Raportohet se një tragjedi e rëndë e një familje shqiptare ndodhi në Florida të Shteteve të...
-
Vjenë: Bedri Hamza nesër takohet me bashkatdhetarë
-
Komuniteti shqiptar në Nju-Jork ka festuar 112-vjetorin e Pavarësisë
-
Nxënësit e Shkollës Shqipe Ostermundigen në Bernë festojnë 28 Nëntorin
-
Një delegacion nga Tetova, në Danimarkë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Pjesëmarrja në demonstrata të paautorizuara, deri në 200 franga gjobë Aktualisht, kushdo që merr pjesë në një demonstratë të paautorizuar në Cyrih mund të gjobitet me...
-
Kjo agjenci do të nisë fluturimet në pesë destinacione të reja nga Cyrihu
-
A është e drejtë që banorët e huaj të mos kenë më shumë të drejta në Zvicër?
-
Sa leje pune do të japë Zvicra në vitin 2025?
-
Si mund të merrni një kartë më të lirë të udhëtimit me tren në Zvicër tani