Lajme
Vjenë: Avokati shqiptar godet me thikë një bashkëmoshatar të tij
Raportohet një ngjarje e rëndë të ketë ndodhur brenda një apartamenti në Vjenë të Austrisë, ku një 30-vjeçar shqiptar ka goditur me thikë pas shpine një tjetër bashkëmoshatar të tij, përcjell albinfo.at.
Thuhet se 30-vjeçari i plagosur mori ndihmë urgjente mjekësore nga shërbimi profesional i shpëtimit në Vjenë dhe për rrjedhojë, aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Referuar mediave austriake, 30-vjeçari shqiptar ushtron profesionin e avokatit në Shqipëri. Në banesën ku u gjet i plagosur 30-vjeçari, u gjet edhe thika që shqiptari përdori për ta sulmuar.
Organet e drejtësisë thonë se për pasojë ky i fundit u arrestua përkohësisht dhe u dërgua në burg me urdhër të Prokurorisë Publike të Vjenës. Ende nuk janë zbardhur detaje rreth identitetit të tij, por pritet që të merret në pyetje gjatë ditës së sotme për ngjarjen e rëndë.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!