Lajme
Vjenë: Ambasada e Kosovës organizon takim lamtumirës për ambasadorin e Shqipërisë, Roland Bimo
Nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë nuk mori pjesë askush

Shkruan: Hazir Mehmeti
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Lulzim Pllana dhe stafi e tij organizoi takim lamtumirës me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Austri, Roland Bimo. Në takim ishin të ftuar mërgimtare e mërgimtarë aktivistl e drejtues shoqatash, shkruan albinfo.at.
Një minutë heshtje u nderua Heroi i Kombit, Afrim Bunjaku, i cili u vra nga terroristët serbë katër ditë më parë.
“Takimi ynë mbahet në shenjë nderimi e falënderimi për punën e mikut tim të nderuar, z. Roland Bimo, i cili ndihmoi shumë aktivitet tonë vazhdimisht.
Në shenjë nderimi Ambasada e Kosovës i ndau mirënjohje ambasadorit në largim, Roland Bimo, me motivacion: “Për kontributin e tij të çmuar, bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri”.
Ambasadori në largim, Roland Bimo, në fjalën e tij falënderoi të pranishmit për praninë e tyre, bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre gjatë punës së tij dhjetëvjeçare. “Ju jam mirënjohës të gjithëve për përkrahjen tuaj dhe angazhimin tuaj në afirmimin e vlerave të kombit tonë këtu në Austrinë mike. Shpresoj se miqësia jonë do të vazhdojë me secilin”.
Nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë nuk mori pjesë askush.
Të pranishmit folën me respekt për punën e ambasadorit Bimo gjatë kësaj periudhe të sfidave të shumta diplomatike dhe pandemia.
(Hazir Mehmeti)
E-Diaspora
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih Besimtarët myslimanë shqiptarë kanë falur namazin e Fitër Bajramin në Sallën e Sporteve në Kloten, afër...
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
Jeta në Zvicër
-
Demokracia në Zvicër: Pjesëmarrje e ulët në votime – a është kjo demokratike? Në Zvicër, një e shtata e popullsisë mund të vendosë për të gjithë vendin. Pjesëmarrja në...
-
Trotinetët elektrikë të lirë nuk janë gjithmonë të cilësisë së mirë, paralajmërojnë ekspertët
-
Zvicër: Ku të gjeni karburantin më të lirë
-
Zvicra përpiqet ta bëjë ushtrinë më atraktive për vajzat e reja
-
Zvicra nuk di asgjë për planin sekret të azilit të liderit të CDU, Merz