Lajme
Vjena shpallet qyteti më jomiqësor në botë
Vjena është shpallur qyteti më jomiqësor në botë. Ky është rezultati i vlerësimit të “Expant Ranging 2022”. Cilësia e jetës në Vjenë është shumë e lartë. Megjithatë, personat të cilët vijnë nga vendet e huaja për të punuar apo jetuar në Vjenë, e kanë të vështirë të bëjnë miq
Në Vjenë ia vlen të jetosh, por vjenezët nuk janë aspak miqësorë. Në “Expat City Ranking 2022” nga organizata “Internationals”, Vjena renditet ndër dhjetëshen e parë për sa i përket cilësisë së jetës. Në kategorinë “Miqësia”, megjithatë, ajo doli sërish e fundit.
“Është për keqardhje sa jomiqësorë janë njerëzit këtu”, ka thënë një emigrant nga Suedia, i cili punon në Vjenë, raportojnë mediat austriake, përcjell albinfo.at.
Në anën tjetër, Mexico City është votuar si qyteti më miqësor përpara Muskatit dhe Valencias, ndërkohë tri qytetet më jomiqësore janë në vendet gjiermanishtfolëse: Frankfurt është në vendin e 48-të, përpara Hamburgut, ndërsa vendin e fundit e zë Vjena.
Është gjithashtu për të ardhur keq që 46 për qind e të anketuarve thonë se vjenezët janë po ashtu jomiqësorë ndaj të huajve – ndërsa mesatarja botërore është vetëm 18 për qind. 43 për qind e emigrantëve e konsiderojnë popullsinë vjeneze përgjithësisht jomiqësore.
Rreth 54 për qind e qytetarëve të pyetur kanë thënë se është shumë e vështirë të miqësohen në Vjenë, madje 32 për qind nuk janë të kënaqur me jetën e tyre shoqërore, transmeton albinfo.at
Vjena shënon pikë në kategoritë e udhëtimit dhe shëndetit
Megjithatë, Vjena ka arritur të marrë pikë të larta në kategoritë “Udhëtim & Transport” (vendi i parë) dhe në kategorinë “Shëndet dhe Mirëqenie e Përgjithshme” (vendi i dytë). Emigrantët e përshkruan gjithashtu transportin publik si të përshtatshëm (97 për qind të kënaqur kundrejt 73 për qind globalisht) dhe me çmime të përballueshme. Kujdesi mjekësor dhe cilësia e lartë mjedisore u vlerësuan gjithashtu shumë mirë.
Përveç kësaj, Vjena nuk perceptohet si veçanërisht e shtrenjtë dhe renditet e nënta në indeksin e financave personale: 54 për qind e vlerësuan koston e jetesës pozitivisht (krahasuar me 45 për qind në mbarë botën).
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh