Lajme
Vjena në kërkim të 21 mijë punëtorëve
Nën moton “Punojmë në Vjenë” të martën në Bashkinë e Vjenës është mbajtur panairi i punës ku janë prezantuar punët interesante të së ardhmes.
Me rreth 67,000 të punësuar, Qyteti i Vjenës është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në Austri. Megjithatë, kjo shifër nuk është e mjaftueshme për kryeqytetin austriak, shkruajnë mediat austriake, përcjell albinfo.at
21 mijë punonjës të rinj po synon ti punësojë Vjena deri në vitin 2030. Sikurse edhe vendet tjera, edhe kryeqyteti austriak është në kërkim të punëtorëve të rinj.
Këto mundësi u prezantuan sot nën moton “Punojmë në Vjenë”, raporton “Die Presse”
“Përshkrimet e vendeve të punës në administratën e qytetit të Vjenës janë po aq të ndryshme sa qyteti ynë nga puna në natyrë në shumë fusha sociale, teknike dhe digjitale, ne ofrojmë vende pune klasike dhe inovative. Mundësitë për avancim janë të shkëlqyera, kushtet janë të jashtëzakonshme”, tha kryebashkiaku Michael Ludwig, përcjell albinfo.ch.
Personel tjetër që kërkohet është edhe ai nga fusha e infrastrukturës, IT-së e shëndetësisë.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit