E-Diaspora
Vjena frymoi shqip
Nga datat 7-14 qershor në Vjenë të Austrisë u mbajt‘‘Java e Kulturës Shqiptare në Austri’
Më plot aktivitete kulturore dhe artistike është shënuar “Java e Kulturës Shqiptare në Austri”. Ky aktivitet u organizua nga Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri dhe përkrahur nga Ministria e Diasporës, e Kulturës, Ambasada e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në Austri, Unioni i Bizneseve Shqiptare në Austri, si dhe sipërmarrësit e individët e suksesshëm shqiptarë.
“Është viti i dytë që shoqatat shqiptare, në koordinim me njëra–tjetrën, i ofrojnë publikut vendës dhe diasporës në këtë shtet alpin një program të pasur kulturor”, thuhet në komunikatën për shtyp të lëshuar nga Ministria e Diasporës, transmeton albinfo.ch.
Në kuadër të kësaj jave u organizuan shumë aktivitete, ndër to edhe: koncerti i muzikës klasike nga artistët Anjeza Ismajli, Faik Hondozi, Lorika Ismaili, Zamir Kabe, Chiaki Kotobuki, Rrita Bejtullahu, Zakir Pepaj, Semilit Tafallari dhe grupi i fëmijëve nga Shkolla e muzikës në Vjenë; pastaj shfaqja e filmit “BOTA”, i regjisores Iris Elezi, ekspozita “Përtej Formës” e prof. Skënder Kraja dhe Beskija Kraja, mbrëmja letrare e organizuar në bashkëpunim me Lidhjen e shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptarë në Austri “Aleksandër Mojsiu”, koncerti i muzikës folklorike në bashkëpunim me shoqatat “12 Qershori” dhe “17 Shkurti”, turneu i futbollit në bashkëpunim me Ligën shqiptare të futbollit në Austri, si dhe turneu i shahut.
Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Kosovës dhe atë të Republikës së Shqipërisë, planifikojnë që gjatë këtij viti të organizojnë “Javën e Kulturës Shqiptare” edhe në disa nga qytetet kryesore të botës.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra