Lajme
Vjena, Austria e Ulët dhe Burgenland zgjasin “izolimin” deri me 18 prill
Pavarësisht situates së rëndë, Sebastian Kurz ka dhënë shpresë për kthimin e jetës në normalitet. Tashmë është ngritur edhe komisioni për masat lehtësuese. Detajet e para do të bëhen publike pas 14 ditësh, shkruan albinfo.at.
Takimi i djeshëm i i quajtur si “Samiti i Koronës” i mbajtur në mes qeverisë austriake dhe kryetarëve të Landeve por edhe ekspertëve të fushave të ndryshme është pritur me padurim. Kancelari austriak, Sebastian Kurz në konferencën për shtyp dha shpresë dhe ishte i sigurt për kthimin të jetës normale brenda pak javës, raporton oe24.at. Nga maji ai pret një ndryshim të trendit në procesin e infeksionit. Atëherë duhet të vijë lehtësimi i shumëpritur si në fushat e kulturës, sportit, turizmit dhe gastronomisë. Tashmë është ngritur edhe komisioni për masat lehtësuese. Detajet e para do të bëhen publike 14 ditësh. Por jo edhe aq i bindur është shprehur kryetari i Bashkisë së Vjenës, Michael Ludwig. “Lehtësimi i masave do të bëhet varësisht nga zvogëlimi i numrit të infeksioneve”, ka thënë ai. “Përndryshe me siguri do të ketë një zgjatje të masave.”, ka shtuar Ludwig.
Vjena, Austria e Ulët dhe Burgenland zgjasin “izolimin” edhe për një javë
Situata aktualisht është shumë serioze: Në Vjenë dhe Austrinë e Ulët, njësitë e kujdesit intensiv janë plot. Izolimi total në Austrinë lindore do të zgjatëse deri më 18 prill. Dyqane tregtare & shkollat mbesin mbyllur gjithashtu.
Në ndërkohë, “turbo” për marrjen e vaksinave tashme duhet të ndizet. Kancelari Kurz raportoi se gjyshja e tij (92 vjeçare) tashmë kishte marrë vaksinimin: “Faleminderit Zotit!”
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik