Sporte Luftarake
Medalja e dytë për Kosovën: Fazliu, e artë në Sarajevë
Laura Fazliu ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane për juniore, që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës, përcjell albinfo.ch.
Nga Komiteti Olimpik i Kosovës kanë njoftuar se Fazliu e fitoi medaljen e artë në kategorinë -63kg.
“Garuesja jonë fitoi medaljen e artë në kategorinë -63 kg, duke fituar katër luftëra, ndërsa rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë. Në finale Laura mundi holandezen Nadia Krahten”, thuhet në njoftim.
Kjo është medalja e dytë për Kosovën nga kjo garë. Edhe xhudistja Flaka Loxha, dje ka fituar një medalje të artë në kategorinë -57kg.
Të ngjashme
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira Të premten do të bjerë borë edhe në ultësira, rrugët mund të bëhen të rrëshqitshme sidomos...
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë
-
Nis referendumi kundër ID-s elektronike zvicerane