Shkurt.ch

Vjen Lamborghini i 4 milionë eurove

Gjithsej do të ndërtohen nëntë makina Lamborghini të tipit Veneno Roadster

Deri vonë vetëm spekulohej por tashmë është punë e kryer: Kompania që prodhon Lamborghinin do të konstruktojë makinën speciale Veneno Roadster. Gjithsej do të ndërtohen nëntë makina të tilla dhe ato do të kushtojnë sa një pasuri i e tërë.

Pak javë më parë mendohej se këto supervetura do të kushtonin “vetëm” nga 3 milionë euro, ndërkohë që tash bëhet fjalë për një shumë që është fare afër 4 milionë eurove.

Veneno Roadster e Lamborghinit që do të ketë 750 kuajfuqi, nuk do të ketë fare kulm, shkruan auto-news.de.

Motori prej 12 cilindrash me 6.5 litra mundëson që makina të zhvillojë shpejtësinë prej 100 kilometrash në orë brenda 2.9 sekondash. Ndërsa shpejtësia maksimale e Veeno Roadster do të jetë 355 kilometra në orë.