Muzikë
Vjen kënga e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës
„DJ Gimi o“ është emri që mbase ju ka neveritur me së shumti në disa nga hitet e muzikës sonë shqipe që kanë qarkulluar të „lira“ për t`i shkarkuar në internet. Sa herë kemi qenë në pikën më të nxehtë të një kënge të mirë, është shfaqur i riu me zë të fortë DJ Gimi O, për të na bërë kështu me dije se shkarkimi i këngës që po dëgjojmë, kalon përmes pultit të tij.
Sot ky Dj i ri është në rritje të karrierës dhe ka me qindra mijëra ndjekës ne rrjetet sociale. Njëkohësisht është mjaft i kërkuar nga evente të mëdha muzikore, siç ishte verën e kaluar në Albafestivalin e muzikës në Cyrih, krah Rita Orës dhe yjeve të tjera.
Ne jetën e përditshme DJ Gimi O ka emrin Mergim Tahiri, është 25 vjeç dhe ka lindur e është rritur në Gjermani por është me prejardhje nga Ferizaj.
Ai ka 3 vite që merret me muzikë . Kurse suksesin më të madh e ka arritur me këngën „Lujmi Snap“ dhe „Nuse“.
Tani kur jemi në prag të festimit të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ai ka publikuar në Youtube një videoprojekt të titulluar “Pavarësia”, me këngën “Xhamadani vija vija” të kënduar nga talentja e re Erza Muqolli, duke ilustruar kështu luftën dhe vuajtjet e popullit shqiptar në Kosovë, intervenimin e NATO-së dhe ngritjen e sukseset e rinisë shqiptare. Për vetëm dy-tri orë sa është shfaqur ky videoklip, ka pasur mbi 33 mijë shikime dhe rreth 500 komentime.
Albinfo.ch i ka marrë Mergimit një prononcim rreth këtij videoklipi dhe ai ka thënë se përmes këtij kombinimi muzikor dëshiron t’ju tregojë të rinjve të pasluftes vuajtjet që ka përjetuar Kosova nga pushtimi serb dhe si Kosova ka luftuar për të fituar lirinë.
“Projekti “Pavarësia” është një projekt shumë emocional, ngase bëhet fjalë për historinë e Kosovës, të cilën shumë të rinj nuk e njohin. Me këtë videoklip unë sjelli vuatjet dhe sukseset e vendit tone Kosovës. Nga aspekti muzikor, ky videoklip është edhe për mua një projekt emocional, sepse me këtë këngë (version i vjetër) unë kam filluar karrierën time si DJ”, shprehet DJ Gimi o për albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosovë: Kërkesa për shtimin e qendrave të votimit për diasporën shihet si ndërhyrje e qeverisë në procesin zgjedhor Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025 tash e disa kohë po zhvillohet fushatë...
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
Jeta në Zvicër
-
“Falë Granit Xhakës, unë jam dikushi”, thotë i riu i hendikepuar, Musa Musiqi 21-vjeçari nga Zvicra Lindore vuan nga paraliza cerebrale për shkak të një hemorragjie të trurit në...
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme